Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U19 mposhtet nga Portugalia në Botërorin në Egjipt

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të martën ndeshjen e pestë në Kampionatin Botëror “Egjipti 2025”.

Pas dy fitoreve rresht Kombëtarja jonë u mposht nga Portugalia me rezultat 41:29.

Që në nismë portugezët bënë shkëputje në rezultat dhe mbajtën epërsi deri në fund.

Përpjekjet e djemve tanë nuk munguan, megjithatë këtë herë nuk ishte e mjaftueshme.

Amar Muqolli i shënoi nëntë gola për Kosovën, kurse Olsi Mulaj i kishte tetë.

Katër gola i realizoi Suad Pajaziti.

Tani Kombëtaren tonë e presin dy ndeshjet e fundit për plasman përfundimtar.

📸 IHF / Kolektiff / Jure Erzen