Vazhdojnë lëvdatat dhe falënderimet për organizimin e shkëlqyer të Kampionatit Evropian U17 për vajza në Prishtinë.
Organizimi shumë pozitiv do të ishte i pamundur pa punën maksimale të të gjithë të përfshirëve.
Federata e Hendbollit e Kosovës falënderon gjithë stafin organizativ, duke përfshirë stafin e federatës, anëtarët e klubeve e shoqatave dhe vullnetarët e shumtë.
I falënderojmë edhe përfaqësuesit e EHF-së që ishin në Prishtinë e që po ashtu kontribuuan shumë në këtë organizim.
Shihemi në ngjarjet tjera!