Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U19 mposhtet nga Argjentina në Botërorin në Egjipt

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të enjten ndeshjen e radhës në Kampionatin Botëror “Egjipti 2025”.

Në ndeshjen për plasman përfundimtar (21 – 24), Kombëtarja jonë u mposht nga Argjentina me rezultat 32:22.

Djemtë tanë nisën ndeshjen mirë, por u paraqitën telashe me përjashtime që ndikuan jo pak në konceptin e lojës së Kombëtares sonë. Kriteri i arbitrave po ashtu në shumë raste ka penalizuar Kombëtaren tonë.

Argjentina, njëra prej Kombëtareve më cilësore në Amerikën Latine, krijoi epërsi që e mbajti deri në fund.

Te Kombëtarja jonë më efikasi ishte Suad Pajaziti me 11 gola. Pesë i kishte Olsi Mulaj e tri Lum Xhemajli.

Të premten Kombëtarja jonë luan ndeshjen e fundit, për vendin e 23-të. Në Botëror janë 32 Kombëtare.

📸 IHF / Kolektiff / Jure Erzen