Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fund spektakolar i Botërorit, Gjermania kampione

Gjermania është kampione e Botërorit U19 në hendboll.

Në finalen dramatike e spektakolare, të dielën në Kajro të Egjiptit, Gjermania fitoi 41:40 ndaj Spanjës.

Ndeshja nuk është vendosur pas 60 minutave lojë e po ashtu as pas dy vazhdimeve nga pesë minuta. Janë luajtur edhe vazhdimet e dyta, por as 80 minuta lojë nuk mjaftuan për ta caktuar fituesin.

Vetëm pas penalltive Gjermania u shpall kampione e botës.

Gjermanët e rinj për herë të parë kanë fituar Botërorin.

Medaljen e bronztë e fitoi Danimarka që fitoi 33:31 ndaj Suedisë.

Pjesë e Botërorit të mahnitshëm në Egjipt ishte edhe Kombëtarja e Kosovës. Kombëtarja jonë përfundoi e 24-ta prej 32 ekipeve kombëtare.

📸 IHF / Kolektiff / Sasa Pahic Szabo