Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Drejtuesit e FHK-së takohen me udhëheqës të komunave

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka nisur një seri takimesh me drejtues të komunave të vendit tonë.

Presidenti Kolgeci tashmë është takuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, dhe me kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.

Të tri këto qytete janë shumë të rëndësishme dhe me peshë të veçantë për hendbollin kosovar.

“Të gjitha takimet ishin shumë të frytshme dhe u arrit pajtueshmëri që të ndërmirren hapa konkretë për përmirësimin e kushteve të klubeve dhe fuqizimin e hendbollit në nivel lokal e kombëtar. Është diskutuar edhe për ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare të organizuara nga federata jonë dhe përfitimet e shumta prej tyre”, ka thënë presidenti Kolgeci.

Planifikohen takime edhe me drejtues të komunave të tjera.

Lajme tjera