Të mërkurën prej orës 14:00 tërhiqet shorti për edicionin 2025/2026 në Superligën e Kosovës në hendboll.
Shorti do të tërhiqet në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës, ndërsa do të transmetohet në kanalin zyrtar të FHK-së në “Youtube”.
Shorti do të tërhiqet për Superligën e meshkujve dhe atë të femrave.
Edicioni i ri në Superligën e Kosovës fillon më 20 shtator. Ndërkohë më 13 shtator janë ndeshjet për Superkupë.