Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Superliga e meshkujve, mësohen çiftet e xhiros së parë

Është tërhequr shorti për edicionin garues 2025/2026 në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Shorti është tërhequr të mërkurën pasdite në lokalet e FHK-së, ndërsa është transmetuar direkt në kanalin zyrtar të federatës sonë në “Youtube”.

Shorti ka përcaktuar që Rahoveci ta fillojë mbrojtjen e titullit në ndeshjen në shtëpi ndaj Vushtrrisë.

Fituesi në fuqi i Kupës, Kastrioti, ndeshjen e xhiros së parë e luan ndaj Prishtinës në Ferizaj. Në Mitrovicë do të përballen dy skuadrat me nam, Trepça e Besa Famgas, derisa Vëllaznimi e pret Llapin në ndeshjen e parë pas kthimit në shoqërinë elite.

Xhiroja e parë në program është më 20 e 21 shtator.

Lajme tjera