Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Superliga e femrave fillon me ndeshje interesante

Të mërkurën është hedhur shorti për edicionin 2025/2026 në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Tërheqja e shortit është bërë nga komisari i garave, Isak Osmani.

Shorti ka përcaktuar që në xhiron e parë të zhvillohen disa ndeshje interesante.

Istogu e fillon mbrojtjen e titullit me ndeshjen në shtëpi ndaj Prishtinës. Ndeshjet tjera të xhiros së parë janë: Ulpiana – Kastrioti, Shqiponja – Besa, Samadrexha – Vushtrria, Tereza – Ferizaj.

Ndeshjet e xhiros së parë janë në program më 20 e 21 shtator.

Lajme tjera