Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Superkupa e Kosovës në Ferizaj

Gara për Superkupën e Kosovës në hendboll do të zhvillohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Turneu i Superkupës zhvillohet më 13 shtator.

Organizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme e bën KH Kastrioti.

Kontrata për organizimin e Superkupës është nënshkruar nga presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci dhe kryetari i KH Kastrioti, Fisnik Jashari.

Nga ora 17:30 luhet ndeshja e hendbollisteve mes Istogut e Ferizajt.

Ndërkohë hendbollistët e Rahovecit dhe Kastriotit takohen nga ora 20:00.

Priten ndeshje interesante, numër i madh shikuesish dhe atmosferë e bukur sportive.

Lajme tjera