Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Superndeshje për Superkupë, Rahoveci fitues

Superndeshje kanë luajtur Rahoveci e Kastrioti për Superkupën e Kosovës në hendboll.

Pas një drame të vërtetë, Superkupën e fitoi Rahoveci.

“Vreshtarët” e fituan ndeshjen dramatike ndaj Kastriotit me rezultat 31:30.

Rahoveci për herë të dytë rresht e fitoi Superkupën e Kosovës.

Ndeshja u zhvillua të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, në atmosferë të zjarrtë në praninë e afro 2500 shikuesve.

Ndeshja ishte e fortë, me shumë duele të forta. Dhe u vendos vetëm në aksionet e fundit.

Arbios Mushkolaj ishte më efikasi te Rahoveci me shtatë gola.

Ardit Tafilaj i shënoi pesë gola, ndërsa nga katër i shtuan Mali Luzha e Hamdi Salihu.

Me disa pritje në momente vendimtare u dallua edhe Arbër Curri.

Te Kastrioti më efikasi ishte Festim Mustafa me tetë gola. Gjashtë i kishte Adonit Isufi e pesë Beni Sula. Me pritje u dalluan Dardan Dugolli e Wadi Chebbi.

Trofeun e Superkupës kapitenit të Rahovecit, Egzon Gjukës ia dorëzoi presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci.

Ndeshja për Superkupë paralajmëron garë të fortë për titull të kampionit.

Lajme tjera