Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndërroi jetë Erduan Nallbani, ish-lojtar e gjyqtar i njohur i hendbollit

Ka ndërruar jetë Erduan Nallbani, personaliteti që gjithë jetën ishte pjesë e hendbollit kosovar. Nallbani ka nisur karrierën e hendbollistit te KH Trepça, në vitin 1984. Për klubin mitrovicas ka luajtur deri në vitin 2002. Kontributi i tij si lojtar ishte i madh për Trepçën, por edhe për hendbollin kosovar në përgjithësi.

Ka shërbyer në kohën më të vështirë, atë të pavarësimit të sportit kosovar, ndërsa është shquar në fushën e lojës. Me Trepçën kishte suksese të shumta.

Pasi i dha fund karrierës si hendbollist, i ndjeri Nallbani nisi karrierën si gjyqtar i hendbollit. Gjyqtar ishte deri në ditët e fundit të jetës.

Erduan Nallbani është dalluar me afërsinë që kishte për gjithë komunitetin e hendbollit dhe për kryerjen e punës së gjyqtarit me nder e përgjegjësi maksimale.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Nallbani, KH Trepçës, komunitetit të gjyqtarëve dhe gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me të ndjerin Erduan Nallbani.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot pas orës 16:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Dragodan.

Lajme tjera