Të mërkurën në Vushtrri është mbajtur turneu tradicional “Jeton Tërstena – Tota”.
Turneu i kushtohet dëshmorit të kombit dhe ish-hendbollistit, Jeton Tërstena Tota.
Në gjysmëfinale u përballën Trepça e Llapi, kurse fitore me rezultat 30:22 shënoi skuadra mitrovicase.
Në finale luajtën Vushtrria e Trepça. Fitorja me rezultat 37:31 i takoi skuadrës së Trepçës.
Turneun në nderim të Jeton Tërstenës – Totës e organizon tradicionalisht KH Vushtrria në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë.
Emrin e këtij heroi me shumë krenari e mban palestra e qytetit në Vushtrri.