Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shqiponja e fiton ndeshjen hapëse të edicionit

Shqiponja e Gjakovës dhe Besa e Pejës e kanë luajtur ndeshjen hapëse të edicionit 2025/2026 në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të shtunën pasdite në Gjakovë, Shqiponja shënoi fitore bindëse, 53:23.

Pak zhvillime kishte në këtë ndeshje. Skuadra gjakovare ka dominuar nga fillimi dhe rezultati i fundit të ndeshjes e dëshmon këtë.

Ana Caroli Gonçalves i shënoi plot 19 gola për Shqiponjën.

Alma Nivokazi, Aurora Lokaj, Nathal Silva Fontana dhe Henel Da Silva Souza i shënuan nga shtatë, ndërsa Larisa Ferizaj e përfundoi ndeshjen me gjashtë gola.

Edona Radoniqi e Klea Kelmendi u shquan te Besa me nga shtatë gola. Pesë i realizoi Samanda Konjuhaj, tri Arnesa Polaca e një Valza Manxhuka.

Të dielën prej orës 18:00 është ndeshja interesante mes Terezës e Ferizajt.

Lajme tjera