Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të shtunën ndeshje interesante në Gjakovë, të dielën derbi i madh në Pejë

Në fundjavë vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Në program janë ndeshjet e xhiros së dytë.

Të shtunën janë tri ndeshje, ndërsa vëmendja do të jetë në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, ku përballen dy skuadrat tradicionale, Vëllaznimi e Trepça. Kjo ndeshje zhvillohet prej orës 19:30.

Derisa Vëllaznimi në xhiron e parë fitoi 40:32 ndaj Llapit në Gjakovë, Trepça u mposht në Mitrovicë nga Besa Famgasi me rezultatin 38:21.

Të shtunën janë edhe ndeshjet Llapi – Vushtrria (19:30) dhe Prishtina – Rahoveci (17:00).

Xhiroja mbyllet me derbin e madh mes Besa Famgasit dhe Kastriotit, që luhet të dielën nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Dy skuadrat kanë përbërje cilësore dhe po ashtu synime që të luftojnë për trofe. Pritet ndeshje e fortë, cilësore dhe e hapur deri në fund.

Kastrioti në xhiron e parë fitoi bindshëm ndaj Prishtinës, 48:32.

Lajme tjera