Xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave e ofron përballjen e qytetit të Ferizajt, Kastrioti – Ferizaj.
Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 16:00. Shpresohet në ndeshje të mirë.
Po të shtunën është ndeshja mes Prishtinës dhe Terezës, që zhvillohet prej orës 12:30. Të dy skuadrat kanë humbur në xhiron e parë dhe synojnë pikët. Pritet ndeshje interesante.
Xhiroja e dytë vazhdon të dielën me ndeshjen mes Besës dhe Samadrexhës. Kjo ndeshje zhvillohet në palestrën “Karagaçi” në Pejë nga ora 15:00.
Ndeshja Ulpiana – Shqiponja zhvillohet më vonë.
Para ndeshjeve të ekipeve seniore zhvillohen ndeshjet e kadeteve.