Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore bindëse e Samadrexhës në Pejë

Samadrexha e ka fituar bindshëm ndeshjen ndaj Besës, e vlefshme për xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Kjo ndeshje u luajt të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë dhe përfundoi 42:22 për samadrexhaset.

Për Samadrexhën ishte ndeshja e parë këtë edicion. Ndërkohë Besa e pësoi humbjen e dytë.

Arona Krasniqi udhëhoqi Samadrexhën me plot 12 gola. Tetë gola, katër prej tyre nga penalltia, i shënoi Tina Hetemi.

Me shtatë gola kontribuoi Bojana Radevska.

Edona Radoniqi i shënoi dhjetë gola për Besën. Nga tri i kishin Samanda Konjuhaj, Valza Manxhuka, Ajshe Shala e Klea Kelmendi.

Lajme tjera