Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Liga e Parë fillon me ndeshje interesante

Të hënën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës është tërhequr shorti për edicionin 2025/2026 të Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Gara në Ligën e Parë duhet të fillojë në fundjavën e ardhshme. Pritet kampionat i mirë, me ndeshje interesante e lojtarë të shumtë të rinj që do të dalin në skenë.

Që në xhiron e parë janë disa ndeshje që tërheqin vëmendje.

Drenica e pret Vjosën, ndërsa Ulpiana luan me Dukagjinin. Istogu – Deçani dhe Prizreni – Drita janë ndeshjet tjera të xhiros së parë.

Lajme tjera