Istogu është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste.
Kampioni i Kosovës e eliminoi skuadrën greke AEP Panorama.
Dy ndeshjet u luajtën në palestrën “Dresha” në Banjë. Të shtunën istogaset fituan me rezultat 39:31, derisa të dielën ndeshja përfundoi 28:28.
Për herë të pestë Istogu ka kaluar kundërshtar në gara evropiane.
Të dielën skuadra istogase ishte shumicën e kohës në avantazh, por ndeshja megjithatë nuk dha fitues.
Tamara Serbra Aragon i shënoi nëntë gola për Istogun. Tetë i shtoi Joendie Balotinelle Olikak.
Me tri gola kontribuoi Farida Mabrouk, njëjtë sa Luna Gonçalves
Istogu tani do të synojë kalimin e raundit të tretë, që do të ishte sukses historik.