Të martën (nesër) vazhdon shkollimi i trajnerëve të hendbollit kosovar sipas RINCK Konventës. Shkollimin e trajnerëve e bënë Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës.
Në radhë është moduli i dytë i nivelit të dytë të shkollimit që bëhet sipas konventës së Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF).
Pjesë të këtij moduli janë plot 78 njësi mësimore të hendbollit dhe shkencave sportive.
Për trajnerët tanë do të ligjërojnë ekspertë të njohur të hendbollit evropian e kosovar si Nenad Shoshtariq, Jure Shterbucl, Murat Bilge, Ivan Çupiq, Agron Shabani, Verim Zherka e Tringa Dedi.