Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Me ekip të përgjysmuar, Besa Famgas nuk ia del në Bosnjë-Hercegovinë

Besa Famgas e ka luajtur të dielën mbrëma ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Në Lubushki të Bosnjë-Hercegovinës, skuadra pejane humbi me rezultat 40:19 nga Izvigjaçi. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:10 për kampionin boshnjak.

Ekipi ynë ka pasur telashe të shumta për pajisje me viza, për shkak të qasjes refuzuese të autoriteteve të Bosnjë-Hercegovinës. Po ashtu është paraqitur pa dy prej lojtarëve kryesorë, egjiptianët Ahmet Hosni Hamed dhe Amr Ali Abdulah Zayan, që nuk u pajisën fare me viza. Mungesa e tyre është vërejtur shumë në lojën e Besa Famgasit.

Denis Terziqi ishte më efikasi te Besa me gjashtë gola. Nga katër i kishin Enis Kuleta e Jon Vokshi. Amar Muqolli i realizoi tri gola, kurse dy i kishte Ilir Istrefaj.

Ndeshja e kthimit është më 19 tetor në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Lajme tjera