Besa Famgas e luan të dielën mbrëma ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.
Nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa e pret kampionin e Bosnjë-Hercegovinës, Izvigjaçin.
Ndeshjen e parë, të luajtur javën e kaluar në Bosnjë-Hercegovinë, Besa e humbi me rezultat 40:19. Por autoritet e Bosnjë-Hercegovinës i shkaktuan telashe të mëdha klubit pejan për pajisje me viza. Vizat iu lëshuan vetëm në momentin e fundit. Për më tepër, Besa u paraqit pa dy prej lojtarëve kryesorë. Dy egjiptianët e skuadrës pejane nuk u lejuan të hyjnë në Bosnjë.
Në ndeshjen e dytë Besa Famgas është e kompletuar. E kërkon revanshin, ndërsa do të jap më të mirën në kërkim të kualifikimit.
Në raundin e parë të Kupës Evropiane, Besa Famgas e eliminoi skuadrën turke, Depsas Enerji.