Kastrioti i Ferizajt është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.
Kastrioti humbi të dy ndeshjet nga kampioni i Luksemburgut, Red Boys Differdange.
Pas fitores 31:28 të premten në Lipjan, Differdange fitoi të shtunën në Ferizaj me rezultat 29:26.
Pjesa e parë ishte e fortë dhe thuajse e barabartë. Përfundoi 15:15.
Në të dytën ferizajasit nisën mirë, por më pas Differdange kaloi para dhe krijoi epërsi që e mbajti deri në fund.
Te Kastrioti më efikasët ishin Jeton Bislimi e Alban Haziri me nga gjashtë gola.
Nga katër i shënuan Adonit Isufi e Festim Mustafa. Wadi Chebbi i kishte 10 pritje.
Kastrioti tani fokusohet në garat vendore.