Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kolgeci pret përfaqësuesin e Federatës sllovene, diskutohet për projektin e rëndësishëm

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e Federatës së Hendbollit të Sllovenisë, Nermin Salman.

Në takimin e mbajtur në lokalet e FHK-së është diskutuar për projektin e rëndësishëm “Handball.tv”, përkatësisht për idenë e krijimit të platformës “FHK.tv”.

Janë shkëmbyer ide dhe informata për zhvillimin e këtij projekti të rëndësishëm në hendbollin në vendin tonë.

Federata sllovene është në fazë fillestare të investimeve dhe përgatitjeve, kurse rrugën e njëjtë mund ta ndjekë edhe federata jonë.

“Qëllimi është ta sjellim këtë projekt në Kosovë dhe të përfshijmë klubet vendore, duke krijuar një platformë të dedikuar për promovimin dhe zhvillimin e hendbollit. ‘Handball.tv’ është platformë digjitale e dedikuar për hendbollin, e cila ofron transmetim të ndeshjeve, intervista, analizë dhe përmbajtje të tjera ekskluzive. Kjo platformë mundëson rritjen e ekspozimit të klubeve dhe federatës, si dhe zhvillimin e sportit në nivel lokal dhe ndërkombëtar”, ka thënë presidenti Edin Kolgeci.

Ai pret përkrahjen e sllovenëve për fillimin e implementimit të projektit. Ideja është që në Kosovë të niset me një projekt më të vogël, që do të ketë fazë testuese.

“Klubet mund të kenë më shumë ekspozim dhe të tërheqin sponsorizime.

Federata mund të ketë një kanal të dedikuar për promovim dhe zhvillim të sportit, gjë që mund të rrisë nivelin profesional të hendbollit në Kosovë.

Është projekt i kushtueshëm dhe ndoshta merr kohë duke u bazuar në situatën socio-politike dhe infrastrukturore, por i realizueshëm në të ardhmen e afërt”, ka shtuar presidenti Kolgeci.

Lajme tjera