Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U18 mposhtet në ndeshjen e parë në Turqi

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të premten ndeshjen e parë në kualifkimet për Euro 2026.

Në Ankara të Turqisë, djemtë tanë kanë pësuar 48:26 nga Rumania U18.

Pjesa e parë përfundoi 20:15 për rumunët, ndërsa në të dytën dallimi ishte më i madh.

Lorik Kelmendi i kishte shtatë gola te Kosova U18, ndërsa Erion Bajramaj gjashtë. Tri gola i shënoi Eris Beqiri, kurse nga dy i kishin Ajan Muqolli, Eltijon Hoxha e Art Parduzi.

Menjëherë të shtunën Kosova U18 e luan ndeshjen e radhës.

Nga ora 16:15 përballet me Turqinë.

Lajme tjera