Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll i ka përfunduar të dielën kualifikimet për Euro 2026.
Hendbollistët tanë në verën e ardhshme do të luajnë në njërin prej Evropianëve të Divizionit II.
Të dielën në Ankara të Turqisë, Kombëtarja jonë pësoi nga Italia me rezultat 44:16. Pak gjëra funksionuan në lojën e Kombëtares sonë. Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:9 për italianët.
Lorik Kelmendi i shënoi pesë gola për Kosovën U18. Tri i kishte Olt Bajrami, ndërsa nga dy i kishin Erion Bajramaj e Ajan Muqolli.
Kosova U18 pësoi edhe nga Rumania e Turqia.