Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Selektori Ostlund: Kundërshtar i vështirë, por kemi shanse

Selektori i Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, ka komentuar shortin për fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.

Kombëtarja jonë përballet me Bosnjë-Hercegovinën. Ndeshjet luhen në mars të vitit të ardhshëm.

Ostlund vlerëson Bosnjë-Hercegovinën, por thotë sd Kombëtarja jonë nuk është pa shanse.

“Sfida të shkëlqyera në raundin e dytë, derbi ballkanik. Do t’iu qasemi ndeshjeve me shumë energji dhe besim. Bosnjë-Hercegovina është vend me kulturë të hendbollit dhe do të jetë kundërshtar i vështirë. Synimi ynë, natyrisht, është të provojmë të kualifikohemi në raundin e tretë. Mendoj se kemi shanse, nëse paraqitemi në nivelin tonë më të lartë”, ka thënë selektori Jesper Ostlund për faqen zyrtare të FHK-së.

Në fazën e parë kualifikuese Kombëtarja jonë e eliminoi Britaninë e Madhe.

Kualifikimet për Botërorin 2027 organizohen në tri faza eliminatore gjithsej.

Lajme tjera