Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të shtunën xhiroja e shtatë në Superligën e hendbollisteve

Të shtunën zhvillohen të gjitha katër ndeshjet e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Janë dy ndeshje që pritet të ofrojnë rivalitet e lojë të mirë.

Nga ora 18:00 në palestrën “Bill Clinton” takohen Ferizaj e Shqiponja. Janë këto dy skuadra me pretendime të mëdha këtë edicion, që synojnë pikët e radhës.

Interesante pritet të jetë edhe ndeshja mes Terezës e Samadrexhës, që zhvillohet nga ora 19:00 në Obiliq. Mysafiret llogarisin në dy pikë të reja, derisa lojtaret e Terezës do ta kërkojnë befasinë e madhe.

Nga ora 14:00 në Ferizaj zhvillohet ndeshja mes Istogut e Kastriotit, ndërsa prej orës 16:00 në Lipjan është takimi Prishtina – Ulpiana.

Në Ligën e Parë të hendbollisteve është xhiroja e pestë. Të shtunën është ndeshja Vushtrria – Vjosa (14:00), ndërsa të dielën takohen Prizreni e KEK-u (15:00).

Ndeshjet Vëllaznimi – CLICK dhe Trepça – Dukagjini zhvillohen më vonë.

Lajme tjera