Të mërkurën e të enjten u zhvilluan ndeshjet e xhiros së shtatë, ndërsa menjëherë të dielën e të hënën janë takimet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Ndeshja me rivalitetin më të madh pritet të jetë ajo mes Llapit e Vëllaznimit, që zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në Podujevë.
Llapi do të mundohet ta ndalë hovin e kuqezinjve, që janë kthyer me sukses në elitë. Llapi është i parafundit me dy pikë, derisa Vëllaznimi renditet i treti me tetë pikë.
Nga ora 18:00 të dielën është edhe takimi Besa Famgas – Trepça. Kjo ndeshje zhvillohet në Deçan.
Të hënën janë takimet Prishtina – Kastrioti (19:00) dhe Vushtrria – Rahoveci (20:00). Ndeshja e Vushtrrisë zhvillohet në Samadrexhë. Në të dy takimet e së hënës skuadrat mysafire janë favorite të mëdha.
Në Ligën e Parë është java e katërt.
Të dielën janë takimet Drenica – Prizreni (18:00) dhe Ulpiana – Istogu (12:00).