Prishtina ka fituar dy pikë të vlefshme në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Të enjten mbrëma në Podujevë, Prishtina e mposhti Llapin me rezultat 32:27. Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës.
Skuadra prishtinase ka mbajtur epërsi solide gjatë gjithë kohës.
Albi Gjuka udhëhoqi Prishtinën me 11 gola. Shtatë i shënoi Enis Kuleta, pesë Gent Bajrami e katër Erion Bajramaj.
Etnik Bajoku ishte më efikasi te llapjanët me shtatë gola. Artir Muçiqi i shënoi pesë, ndërsa nga katër i kishin Rifat Visoka e Victor Rios Ramirez.
Prishtina e shënoi fitoren e dytë. Me katër pikë e mban vendin e gjashtë. Katër pikë i ka edhe Llapi në vendin e shtatë.
Të enjten u zhvillua edhe ndeshja e parë e xhiros së tetë të Superligës së hendbollisteve.
Kastrioti fitoi 33:25 ndaj Besës së Pejës në Ferizaj.
Puhiza Gashi i shënoi 11 gola për Kastriotin, Elza Reçica e Nikelina i shtuan nga gjashtë, ndërsa me pesë kontribuoi Verona Muhaxheri.
Te skuadra pejane nëntë gola i realizoi Edona Radoniqi, shtatë Samanda Konjuhaj e nga tri Valza Manxhuka e Klea Kelmendi.
Për Kastrioti është fitorja e parë. Besa e pësoi humbjen e shtatë rresht.