Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në Ferizaj derbi i xhiros

Kastrioti – Besa Famgas është kryendeshja e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën prej orës 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Të dy skuadrat kanë pretendime për trofe dhe pritet lojë e fortë dhe interesante.

Kastrioti është i dyti në tabelë me 12 pikë nga shtatë ndeshje. Besa Famgas është e treta me tetë pikë, por ka luajtur vetëm pesë ndeshje.

Të shtunën janë edhe ndeshjet Trepça – Vëllaznimi (17:00) dhe Vushtrria – Llapi (20:00). Xhiroja mbyllet të dielën me ndeshjen Rahoveci – Prishtina, që fillon në ora 17:00.

Në Superligën e hendbollisteve të dielën prej orës 18:00 është derbi i xhiros së tetë mes Samadrexhës dhe Ferizajt.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është xhiroja e pestë. Të dielën janë ndeshjet Prizreni – Ulpiana (17:00) dhe Drita – Drenica (14:00).

Ndërsa në Ligën e parë të hendbollisteve është java e gjashtë. Të shtunën është ndeshja KEK-u – Vushtrria (16:00), kurse të dielën janë ndeshjet Jusuf Gërvalla – CLICK (13:00), Vjosa – Vëllaznimi (11:00) dhe Dukagjini – Prizreni (16:00).

Lajme tjera