Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu eliminohet në Portugali

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Istogu, është eliminuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

Istogu u eliminua nga skuadra portugeze, Madeira Andebol SAD.

Të dy ndeshjet u luajtën në Portugali.

Të dielën istogaset pësuan me rezultat 34:20.

Suzana Ujkiq i shënoi 10 gola për Istogun. Nga dy i kishin Elsa Shala, Dijana Ujkiq, Angjelina Krasniqi dhe Tamara Serbra Aragon.

Të shtunën Istogu pësoi 40:17.

Istogu ishte skuadra e vetme kosovare që arriti në raundin e tretë. Por është përballur me sfida të shumta para udhëtimit në Portugali.

Lajme tjera