Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Rahoveci nuk lejon befasi në ndeshjen me Prishtinën

Rahoveci ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma “vreshtarët” fituan në shtëpi me rezultatin 45:32.

Kampioni në fuqi është i pari në tabelë me 16 pikë nga nëntë ndeshje. 14 pikë, por nga tetë ndeshje i ka Kastrioti në vendin e dytë. Prishtina mbetet me katër pikë në vendin e shtatë, përkatësisht të parafundit.

Granit Kadiri, Lulzim Shabani dhe Ardit Tafilaj i shënuan nga shtatë gola për Rahovecin. Nga gjashtë i kishin Mali Luzha e Egzon Gjuka, kurse pesë i shtoi Vlerson Zherka.

Enis Kuleta ishte më efikasi te Prishtina me nëntë gola. Nga pesë i shënuan Erion Bajramaj, Albi Gjuka e Gent Bajrami, ndërsa Altin Cacaj i shënoi katër.

Tri ndeshjet tjera të xhiros së nëntë u luajtën të shtunën.

Lajme tjera