Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Beqiri, delegat i EHF-së në ndeshjen e zjarrtë në Stamboll

Anëtarit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eshref Beqirit, vazhdojnë t’i besohen ndeshje të rëndësishme nga Federata Evropiane e Hendbollit.

Beqiri në fundjavë ishte delegat i EHF-së në ndeshjen e shumëpritur mes Beshiktashit turk dhe PAOK-ut grek.

Kjo ndeshje i takoi raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Ndeshjen në Stamboll e fitoi Beshiktashi me rezultatin 30:25. Ndeshja e kthimit zhvillohet në Greqi.

Beqiri tashmë ka prezantim të rregullt në ndeshje të kupave evropiane.

Lajme tjera