Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shqiponja e fiton ndeshjen shumë interesante me Prishtinën

Shqiponja e Prishtina kanë luajtur ndeshje shumë interesante të enjten mbrëma në Gjakovë.

Shqiponja fitoi 37:34, duke e përmbysur rezultatin në pjesën e dytë. Pas pjesës së parë Prishtina ishte në epërsi 19:18.

Lojë e barabartë dhe e fortë u zhvillua deri në minutën e 58-të kur Prishtina shënoi për 35:34 nëpërmjet Eduarta Kurteshit. Ana Gonçalves e Alma Nivokazi më pas shënuan për fitoren e Shqiponjës me tre gola dallim, 37:34.

Ana Carolini Gonçalves ishte më efikasja te Shqiponja me 12 gola. Juleidt Lourençao i shënoi tetë, Alma Nivokazi gjashtë e Aurora Lokaj pesë.

Celine Tolno Sia udhëhoqi Prishtinën me 12 gola. Burneta Rama i realizoi shtatë e Eduarta Kurteshi pesë.

Ndeshja i takoi xhiros së tetë të Superligës.

Shqiponja është e dyta me 12 pikë nga tetë ndeshje.

Prishtina është e pesta me 6 pikë nga shtatë ndeshje.

Lajme tjera