Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Beqiri, delegat i EHF-së në ndeshjen e Ligës Evropiane

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) e ka deleguar anëtarin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eshref Beqiri, për një tjetër ndeshje të rëndësishme.

Në mesjavë Beqiri ishte delegat i EHF-së në ndeshjen e Ligës Evropiane (EHF European League) në mes të skuadrës kroate, Sesvete Triglav dhe asaj nga Maqedonia e Veriut, Vardar.

Fitore në ndeshjen në Zagreb shënoi Vardari me rezultat 38:24.

Ndeshja i takoi xhiros së pestë të fazës grupore.

EHF-ja vazhdimisht delegon gjyqtarët dhe delegatët anëtarë të FHK-së.

Lajme tjera