Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Paraqitje dhe fitore bindëse e Kosovës U17 ndaj Britanisë së Madhe

Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë po vazhdon IHF Trophy për zonën evropiane, për hendbollistet deri në 17 vjet.

Sot Kombëtarja jonë e 17-vjeçareve luajti ndeshje të rëndësishme me Britaninë e Madhe.

Pas pjesës së parë thuajse të barabartë (11:10), vajzat tona dominuan plotësisht në pjesën e dytë për fitore bindëse, 27:19.

Për Kombëtaren e Kosovës ishte fitorja e dytë, ndërsa ka edhe një humbje.

Elsa Shala e Rita Hasanaj i shënuan nga katër gola për Kosovën U17. Nga tri i kishin Rina Bytyçi, Samanda Konjuhaj, Aurea Konjuvca, Valza Manxhuka dhe Learta Gashi.

Ky kampionat përfundon të dielën. Kombëtarja më e suksesshme avancon në fazën ndërkontinentale të IHF Trophy.

Ndërkohë Kombëtarja që e fiton IHF Trophy Intercontinental kualifikohet në Kampionatin Botëror.

Lajme tjera