Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

IHF Trophy vazhdon me grupmoshën U19

Të dielën përfundoi IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet deri në 17 vjet.

Dhe menjëherë të martën kjo ngjarje kualifikuese për Botëror, vazhdon me henbollistet deri në 19 vjet.

Ndeshjet luhen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Të martën janë ndeshjet Gjeorgjia – Britania e Madhe (15:00) dhe Belgjika – Bullgaria (17:00).

Kombëtarja jonë në ditën e parë është e lirë. Të mërkurën vajzat tona përballen me bullgaret, nga ora 17:00.

Do të luhen nga dy ndeshje çdo ditë, prej të martës deri të shtunën.

Synimi i Kosovës U19 është triumfi në këtë kampionat dhe kualifikimi në fazën ndërkontinentale. Fituesi i fazës ndërkontinentale kualifikohet në Kampionat Botëror.

Lajme tjera