Çifti i gjyqtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Arsim Vitaku dhe Erdoan Vitaku, ka pasur tjetër angazhim të rëndësishëm evropian në mesjavë.
Dyshja e gjyqtarëve tanë të hendbollit e ka drejtuar ndeshjen e fazës së grupeve në Ligën e Evropës (EHF European League) për hendbollistë mes HF Karlskrona dhe FTC-Green Collect.
Ndeshja u luajt në Suedi, ndërsa u fitua nga skuadra mysafire nga Hungaria me rezultat 32:31.
Dyshja Vitaku prezantohet thuajse rregullisht në gara kontinentale.
Liga Evropiane është niveli i dytë i garave kontinentale për klube.