Gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve vazhdon me ndeshjet e xhiros së 12-të.
Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje luhen të shtunën (nesër).
Trepça – Rahoveci është ndeshja e parë, që zhvillohet nga ora 16:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Trepça është e pesta me tetë pikë, derisa kampioni në fuqi, Rahoveci, është i dyti me 18 pikë, dy më pak se lideri, Kastrioti.
Prej orës 18:00 është ndeshja Vëllaznimi – Vushtrria, ndërsa Llapi e Kastrioti takohen nga ora 19:00 në Podujevë.
Ndeshja e fundit e së shtunës është ajo mes Besa Famgasit e Prishtinës, që zhvillohet nga ora 20:00 në “Karagaçi” në Pejë.
Besa Famgas është e treta me 12 pikë, ndërsa i ka luajtur vetëm tetë ndeshje. Vëllaznimi është i katërti me 10 pikë e Llapi i gjashti me tetë. Prishtina ka gjashtë pikë në vendin e shtatë, kurse Vushtrria është pa pikë në vendin e tetë, përkatësisht të fundit.