Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitorja e parë për Besën e Pejës

Besa e Pejës e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2025/2026 të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të dielën mbrëma në Pejë, Besa fitoi ndaj Ulpianës së Lipjanit me rezultatin 43:34. Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së nëntë të Superligës së hendbollisteve.

Edona Radoniqi udhëhoqi Besën me 14 gola. Tetë i kishte Samanda Konjuhaj, ndërsa nga gjashtë i realizuan Valza Manxhuka e Erda Macula. Me pesë gola fitoren e ndihmoi Klea Kelmendi.

Tek Ulpiana plot 16 gola i shënoi Dorentina Qufaj. Dhjetë i kishte Bintou Oulare, katër Albesë Dauti e tri Rinesa Zymberaj.

Ishte kjo ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor në Superligën e hendbollisteve.

Besa tani është e shtata me dy pikë, sa i ka edhe Ulpiana në vendin e tetë dhe Kastrioti në të nëntin.

Lajme tjera