Istogu është kampion vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Istogu i ka fituar të gjitha ndeshjet, ndërsa ka lënë pas skuadra si Deçani, Drita, Drenica, Prizreni, Ulpiana.
Në Ligën e Parë në vjeshtë është zhvilluar garë interesante, ndërsa zhvillim të rëndësishëm kanë bërë shumë lojtarë të rinj, pos atyre të dëshmuar dhe me përvojë.
Istogu ka shfaqur më së shumti, ndonëse kjo skuadër përballet me sfida të shumta. Renovimi shumëvjeçar i palestrës në Istog, që vazhdon ende dhe nuk dihet kur do të përfundojë, po godet rëndë sportin në këtë qytet, përkatësisht hendbollin. Por, përkundër kësaj, Istogu vazhdon të jetë qendër me rëndësi për hendbollin në vendin tonë.
Dhe tani, pos ekipit të hendbollisteve, që ka fituar shumicën e trofeve në vitet e fundit, me rezultate ka nisur të shquhet edhe klubi i hendbollistëve Istogu.