Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Dy pikë të reja për Besa Famgasin

Besa Famgas ka arkëtuar dy pikë të reja në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të mërkurën mbrëma në Pejë, Besa Famgas e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat bindës, 45:24. Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së shtatë të kampionatit të Kosovës në hendboll.

Ahmed Khamis i shënoi 13 gola për Besën e Pejës. Nga tetë i kishin Jon Vokshi e Ilir Istrefaj, kurse shtatë i shtoi Ahmed Zayan Amr Ali.

Te Vëllaznimi 11 gola i shënoi Ardi Halili. Në shtatë u ndal Florian Rexha.

Besa tani i ka 16 pikë nga dhjetë ndeshje. E mban vendin e tretë. Vëllaznimi është i katërti me 12 pikë nga 12 ndeshje.

Menjëherë të premten Besa Famgas e luan ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë. Në kryeqytet nga ora 20:00 luan me Prishtinën.

Për shkak të angazhimit evropian dhe shfrytëzimit të palestrës “Karagaçi” për aktivitete të tjera, skuadra pejane nuk e ka zhvilluar ende as ndeshjen e xhiros së katërt ndaj Vushtrrisë.

Lajme tjera