Ka vazhduar të hënën shkollimi i trajnerëve të hendbollit kosovar sipas RINCK Konventës.
Është ky Moduli III dhe përfundimtar i Nivelit II të shkollimit për trajnerë që bëhet sipas Konventës zyrtare të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF).
Shkollimi i trajnerëve po bëhet në Prishtinë, ndërsa po ligjërohen tema të ndryshme të shkencave sportive, të rëndësishme për punën me hendbollistë e hendbolliste.
Shkollimin e organizon Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës, si dhe nën mbikëqyrjen e ekspertit të njohur kroat, Nenad Shoshtariq.
Pos Shoshtariqit ligjërojnë edhe ekspertët vendorë e ndërkombëtarë si Bernard Tahirbegolli, Faton Tishukaj, Milaim Kosumi, Murat Bilge, Faruk Shala e Fadil Rexhepi.
Ky modul zhvillohet deri më 21 dhjetor.
Federata e Hendbollit të Kosovës vazhdimisht i kushton kujdes maksimal shkollimit të trajnerëve.