Të mërkurën në Prishtinë bëhet grumbullimi i Kombëtares U16 të Kosovës në hendboll.
Është ky grumbullimi i parë i vajzave të grupmoshës U16, që në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të paraqiten në Kampionatin Mesdhetar që mbahet pikërisht në Prishtinë. Mesdhetari është sfidë shumë serioze për të ardhmen e këtyre hendbollisteve të reja.
Grumbullimi i parë është deri më 23 dhjetor.
Kryetrajneri i kësaj gjenerate, Faruk Shala, ka ftuar 20 lojtare në grumbullim. Shumica prej tyre janë të klubeve të vendit.
Shala ka përgatitur programin e punës, që pritet t’u shërbejë lojtareve të reja për ngritje të mëtejme të nivelit.
Lista e lojtareve:
| Alea Morina | Ganddal |
| Anisa Ajvazi | Stavanger IH |
| Dilara Bangu | KHF Vushtrria |
| Diona Gashi | KHF Prishtina |
| Diona Zhegrova | KHF Ferizaj |
| Elda Hergaja | KHF Prishtina |
| Elira Sadiku | KHF Shqiponja |
| Eliza Shabani | KHF Vushtrria |
| Enisa Jahaj | HSG Aareland |
| Jusra Begu | KHF Vushtrria |
| Klea Kelmendi | KHF Besa |
| Kleja Gashi | KHF Prishtina |
| Liana Gashi | Nearbo |
| Melisa Sefa | KHF Shqiponja |
| Mesila Demhasaj | KHF Besa |
| Natyra Arifi | KHF Prishtina |
| Reina Musa | KHF Kastrioti |
| Rina Bytyçi | KHF Istogu |
| Samanda Konjuhaj | KHF Besa |
| Yllka Aliçkaj | KHF Prishtina |