Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Më 18 dhjetor premiera e filmit dokumentar kushtuar Izet Gjinovcit

Më 18 dhjetor është premiera e filmit dokumentar kushtuar të ndjerit Izet Gjinovci, njërit prej personaliteteve më të dalluara të hendbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi.

Premiera e filmit “Izi – Ëndrra vazhdon” mbahet në Kino ABC në Prishtinë nga ora 18:00. Producent i filmit dokumentar është Orhan Kerkezi.

Dokumentari paraqet jetën, veprën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Gjinovcit për sportin kosovar. Është një rrëfim frymëzues që ruan kujtimin për të ndjerin dhe përcjell atë te brezat e ardhshëm.

Izet Gjinovci vdiq më 5 gusht të vitit të kaluar në moshën 63-vjeçare. Ai e kreu punën e sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës nga viti 2002 e deri në frymën e fundit.

Ishte pjesë vendimtare e proceseve të rëndësishme për hendbollin kosovar, si pranimi i kushtëzuar e më pas i plotë në EHF e IHF.

Kontributi i Gjinovcit për hendbollin dhe sportin kosovar në përgjithësi nisi shumë herët, ndërsa përfshiu shumë dekada.

Shfaqja e dokumentarit bëhet nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Lajme tjera