Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kolgeci e Arifi në Kongresin e Konfederatës Mesdhetare

Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, presidenti Edin Kolgeci dhe sekretari i përgjithshëm, Muhamet Arifi, po qëndrojnë në Kajro të Egjiptit ku mbahet Kongresi i 40-të i rregullt i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF).

Në kuadër të këtij organizimi madhështor të shtëpisë botërore të hendbollit, presidenti Kolgeci dhe sekretari i përgjithshëm Arifi, po zhvillojnë takime të shumta me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me federatat nacionale të vendeve të tjera.

Ndërkohë Kolgeci e Arifi të shtunën mbrëma morën pjesë në Kongresin e Konfederatës Mesdhetare të Hendbollit (MHC).

Ky Kongres ishte shumë i rëndësishëm edhe për Kosovën, për shkak të Kampionatit Mesdhetar për hendbolliste të reja që mbahet në muajin shkurt në Prishtinë e po ashtu për shkak të organizimit të Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 në kryeqendrën tonë.

Organizimi i Kampionatit Mesdhetar në Prishtinë është vlerësuar shumë i rëndësishëm, ndërsa gjatë takimeve të shumta Kolgeci e Arifi kanë shpalosur planet e përgatitjet që kanë nisur për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Kjo ngjarje pritet t’i shërbejë shumë edhe hendbollit, sidomos në rritjen e kapaciteteve infrastrukturore.

Gjatë takimeve me homologët nga vendet tjera të konfederatës mesdhetare është diskutuar edhe për pjesëmarrjet e ekipeve kombëtare të Kosovës në Lojërat Mesdhetare që vitin e ardhshëm mbahen në Taranto të Italisë.

Lajme tjera