Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kolgeci e Arifi në Kongresin e IHF-së, Moustafa e fiton edhe një mandat

Të dielën në Kajro është mbajtur Kongresi i 40-të i rregullt i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit.

Federatën e Hendbollit në këtë Kongres e kanë përfaqësuar presidenti Edin Kolgeci dhe sekretari i përgjithshëm, Muhamet Arifi.

Me shumicë votash në postin e presidentit të IHF-së është rizgjedhur Hassan Moustafa.

Moustafa, që është mik i madh i Kosovës, e drejton me sukses IHF-në që nga viti 2000.

Në Kongres janë zgjedhur edhe organe të tjera drejtuese të IHF-së.

Drejtuesit e federatës sonë, Kolgeci e Arifi, kanë pasur takim me Moustafan.

Pos që e kanë uruar për rizgjedhjen, e kanë ftuar Presidentin Moustafa, për vizitë në vendin tonë, vizitë që do të realizohet së shpejti.

Kolgeci e Arifi po e shfrytëzojnë qëndrimin në Kajro të Egjiptit edhe për takime të shumta me drejtues të federatave tjera nacionale.

Lajme tjera