Tina Hetemi ndihet e lumtur dhe krenare që është shpallur hendbollistja më e mirë në Kosovë për vitin 2025.
Hetemi po e udhëheq Samadrexhën, që është e para pas stinorit vjeshtor. Ajo po ashtu po shndërrohet në lojtare të rëndësishme te Kombëtarja e Kosovës.
“Ky çmim do të thotë shumë për mua. Pas gjithë punës dhe sfidave, është ndjenjë e veçantë të vlerësohesh. Jam mirënjohëse dhe e motivuar të jap edhe më shumë në të ardhmen.
Dua ta falënderoj nga zemra familjen time për përkrahjen e vazhdueshme dhe besimin që ma ka dhënë gjithmonë. Falënderim i veçantë për kryetarin e klubit për mbështetjen dhe besimin ndaj meje, si dhe për trajnerin tim për punën, durimin dhe udhëzimet profesionale. Po ashtu, falënderoj vajzat e ekipit tim, që me përkushtim, unitet dhe përkrahje kemi arritur suksese së bashku. Pa ju, kjo arritje nuk do të ishte e mundur”, ka thënë Tina Hetemi.