Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja vazhdon punën në Slloveni, u luajt edhe ndeshja e parë kontrolluese

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll po e vazhdon punën në kampin stërvitor në Slloveni.

Të enjten paradite në Lashko është zhvilluar stërvitje e përbashkët me Kombëtaren e Kuvajtit, që përfshiu edhe lojë stërvitore.

Ndërkohë në mbrëmje Kombëtarja jonë luajti ndeshje kontrolluese me Slloveninë U20. Ndeshja u zhvillua në Ormozh. Fitore me rezultat 32:26 shënoi kombëtarja e re sllovene.

Përzgjedhësi i Kosovës, Jesper Ostlund, ua dha rastin të gjithë lojtarëve që i ka në grumbullim.

Ka pasur elemente pozitive, por edhe elemente në të cilat shtabi teknik po punon që të përmirësohen.

Kombëtarja të premten vazhdon me stërvitjet e radhës, kurse të shtunën është ndeshja me Algjerinë.

Lajme tjera