Dy gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Genc Bujupi e Getoar Bujupi, kanë bërë hap të rëndësishëm para në skenën evropiane.
Për herë të parë dyshja Bujupi ka drejtuar ndeshje në Ligën Evropiane (EHF European League) për hendbolliste.
Të shtunën në Gjermani, gjyqtarët Bujupi e drejtuan me sukses ndeshjen në mes të Oldenburgut dhe Lokomotivës së Zagrebit.
Ndeshja i takoi xhiros së parë të fazës grupore, kurse u fitua 27:24 nga skuadra kroate.
Genc e Getoar Bujupi kanë drejtuar deri më tani ndeshje në Kupën Evropiane e po ashtu ndeshje të ekipeve kombëtare në ngjarje të ndryshme të EHF-së dhe IHF-së.
Tani e kanë përvojën edhe në EHF European League dhe presin delegime të tjera të rëndësishme në vazhdim të stinorit në kupa kontinentale.